Serena Williams shfallet G.O.A.T. nga CFDA, nderohet me çmimin e 'Ikonës së Modës'

Serena Williams shfallet G.O.A.T. nga CFDA, nderohet me çmimin e 'Ikonës së Modës'

09:36, 08/11/2023
A+ Aa A-

Serena Williams sapo shtoi një sukses tjetër.

Williams është nderuar me titullin G.O.A.T.,(Më e mira) një atlete, sipërmarrëse, filantrope, stiliste - dhe tani, një ikonë e modës, falë Këshillit të Dizajnuesve të Modës të Amerikës.

Ylli i tenisit u nderua me titullin e 'Ikonës së modës' të Çmimeve të Modës CFDA 2023 më 6 nëntor, duke e bërë atë atleten e parë që fiton këtë çmim.

Dhe ajo u shfaq në tapetin e kuq me një pamje të denjë për statusin e saj të ikonës.

Williams la shenjën e saj në Muzeun Amerikan të Historisë Natyrore me një fustan të zi, të dizajnuar nga kryetari i CFDA, Thom Browne. Dizajni paraqiste mëngë të zeza gjigande dhe një bisht. Ajo shtoi edhe më shumë shkëlqim përmes bizhuterive të saj David Yurman, duke përfshirë vathët me diamant pavé të markës "Fleur de Mer" dhe perlave.

Image

Më herët ky çmim është fituar nga Zendaya, Naomi Campbell, Beyoncé dhe Rihanna.

“Që kur isha vajzë e vogël, e kam përdorur modën si një rrugëdalje për t'u shprehur – moda më dha besimin për të hyrë në fushë dhe për të zotëruar atë që isha dhe ku e dija se do të shkoja”, tha Williams për CFDA. 

Me një rekord prej 23 titujsh të 'Grand Slam'gjatë karrierës së saj, Williams ndoqi shkollën e modës dhe krijoi një linjë veshjesh.

Image

Williams ka shfaqur pamje ikonike gjatë karrierës së saj profesionale 27-vjeçare, nga minifundi xhins për ndeshjen në US Open të vitit 2004 e deri te veshja e xhaketës së bardhë në Wimbledon një dekadë më vonë. Ajo u konsiderua si një forcë e modës në vitin 2018, kur kostumi i saj në French Open u ndalua. Presidenti i Federatës Franceze të Tenisit Bernard Giudicelli e cilësoi pamjen të papranueshme, duke thënë se “duhet respektuar lojën dhe vendin”.

Kampionia e tenisit shkaktoi polemikat dhe ndoqi ëndrrën e saj, duke lançuar linjën e saj të veshjeve 'S by Serena' një vit më vonë. Ashtu si Williams gjen forcë në stilin e saj, ajo shpresonte ta ndante atë fuqi me të tjerët përmes linjës së saj. Williams i tha Essence-it në vitin 2019 se rrobat e saj “përfaqësojnë gratë kudo – nëna, vajza dhe motra të pathyeshme; biznesmene dhe sipërmarrëse; të huajt dhe të dobëtit; vajza të vogla me ëndrra të çmendura dhe gra me ngjyrë.”

ImageFOfoto

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco