Ishi e tradhtoi me shoqen e ngushtë, Linda Halimi ironizon Vesën: Duhet të viktimizohesh për keqardhje

Ishi e tradhtoi me shoqen e ngushtë, Linda Halimi ironizon Vesën: Duhet të viktimizohesh për keqardhje

19:53, 07/11/2023
A+ Aa A-

Modelja e njohur Vesa Vllasaliu pas pjesëmarrjes në “BBV” ka zbuluar se ish i fejuari i saj, futbollisti i njohur Mërgim Berisha e ka tradhtuar atë me bashkëshorten e tij aktuale, Edona Berisha e cila ka qenë shoqja e saj e ngushtë.

Mirëpo disa nga konkurentët mendojnë që Vesa po e tregon historinë në mënyrë që të viktimizohet, ku një ndër to është këngëtarja e njohur Linda Halimi.

Teksa po bisedonte me banorët, ajo tha që në “BBV” duhet të viktimizohesh dhe të qash në mëyrë që të pëlqehesh nga publiku.

Ndër të tjera këngëtarja u shpreh se edhe ajo ka shumë për të treguar për jetën e saj por nuk mundet që të qajë kot.

“Këtu duhet që të bësh viktimën me ja nis me qajt për ndonjë hitori te jetës tënde dhe të bësh o ma ka bërë këtë, atë. Unë kam shumë për të treguar dhe nuk jam hapur, kam shumë për me dhënë por si kam dhënë akoma sepse kam pritur momentin e duhur. Mendoj që tanio e a momentin, por unë e kam një gjë që smumdem të qaj nëse sme vjen të qaj.”– tha Linda.

Disa ditë më parë Vesa është përfshirë në një debat me transgjinoren Edona James teksa vajzat kanë shpërthyer në ofendime ndaj njëra-tjetrës.

Në një moment Edona e preku modelen në pikën e saj më të dobët që është ish-partneri ndërsa i tha: “Ti je paranojake, normal që nuk ke burrë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco