Ndahet nga jeta në moshë të re aktori i njohur i Hollivudit

Ndahet nga jeta në moshë të re aktori i njohur i Hollivudit

17:09, 07/11/2023
A+ Aa A-

Hollivudi po mban zi për humbjen e papritur të yllit të CSI Miami, Evan Ellingson. Aktori i njohur u nda nga jeta të dielën në moshën 35-vjeçare.

Ellingson vdiq në shtëpinë e tij në San Bernardino County, dhe trupi i tij u gjet në dhomën e tij të gjumit, sipas ekzaminuesit mjekësor.

Shkaku i vdekjes së tij ende nuk është konfirmuar, por sipas të dhënave të para autoritetet përjashtojnë mundësinë e vrasjes. Ellingson kishte rolin e Kyle Harmon në CSI: Miami midis 2007 dhe 2010 dhe kishte qenë jashtë vëmendjes vitet e fundit.

Në vitin 2007 ai u shfaq me Kiefer Sutherland, duke luajtur rolin e nipit të protagonistit.

Dy vjet më vonë ai luajti djalin adoleshent të Cameron Diaz në dramën ‘My Sister’s Keeper’.

Siç tregoi babai i tij për TMZ, aktori kishte qenë duke luftuar me varësinë nga droga vitet e fundit, duke theksuar se vdekja e tij ishte një tronditje për familjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco