Në ‘Prime’ diskutohet vetëm historia e Vesës, Linda ironizon

Në ‘Prime’ diskutohet vetëm historia e Vesës, Linda ironizon

15:34, 07/11/2023
A+ Aa A-

Prej disa ditësh jo vetëm në shtëpi por edhe në spektaklin e përjavshëm të ‘Big Brother Vip Kosova’ po transmetohet dhe diskutohet historia e Vesës me ish të fejuarin e saj, Mërgim Berisha.

Mirëpo duket se kjo nuk u ka pëlqyer disa prej banorëve, e një prej tyre është Linda e cila thotë se Vesa po ‘viktimizohet’ për vëmendje. Halimi, e cila doli më pak e pëlqyer nga publiku, ‘ironizoi’ rastin e Vesës duke thënë se në shtëpi duhet të viktimizohesh për të qenë e mirë.

“Më ka bërë kështu, kam shumë për të treguar por nuk jam hapur. E kam një gjë që nuk mund të qaj. Kam storie që po t’ia filloj të flas, ia nisni me qajt. Këtu po duhet me u viktimizu”, u shpreh ajo.

Këngëtarja nga Vitia mes tjerash iu tha banorëve se ka shumë gjëra për të rrëfyer nga jeta e saj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco