Priscilla Presley tregon pse nuk u martua kurrë pas ndarjes nga Elvisit!

Priscilla Presley tregon pse nuk u martua kurrë pas ndarjes nga Elvisit!

15:22, 07/11/2023
A+ Aa A-

Priscilla Presley nuk gjeti kurrë një dashuri më të madhe se ish-bashkëshorti i saj, Elvis Presley.

Image

Aktorja, e cila ishte e martuar me këngëtaren e ndjerë nga viti 1967 deri në vitin 1973, tregoi së fundmi arsyen pse nuk u martua më, pas divorcit gjatë një eventi në kazinonë South Point në Las Vegas.

“Unë thjesht nuk mendoj se ai mund ta përballonte atë”, tha Priscilla për mundësinë e rimartesës ndërsa Elvis ishte gjallë. Ndërkohë për marrëdhëniet pas vdekjes së Elvisit, Priscilla tha se me të vërtetë nuk kishte dëshirë të martohej me dikë tjetër.

“Të jem e sinqertë, nuk kam dashur kurrë të martohem pas tij. Nuk kam pasur kurrë dëshirë. Askush nuk mund të krahasohej me të”, tha ajo.

Priscilla, e cila ndan vajzën Lisa Marie Presley me ikonën e muzikës, zbuloi gjithashtu pse nuk kishin më shumë fëmijë së bashku.

Image

Elvis ishte i shqetësuar se nuk po kalonte mjaftueshëm kohë me vajzën e tyre, “Me orarin e tij dhe turneun e tij, ai thjesht ndjeu se nuk ishte mjaftueshëm pranë për t'i kushtuar shumë vëmendje të pasurit një fëmijë tjetër”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco