Lajmi i fundit

Policia franceze vret një burrë që tentoi të djegë sinagogën

Paskemi dasmë! E thotë vetë Dafina Zeqiri: Është zyrtare..

Paskemi dasmë! E thotë vetë Dafina Zeqiri: Është zyrtare..

14:34, 07/11/2023
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji pak ditë më parë kanë konfirmuar romancën e tyre me anë të një postimi në rrjetet e tyre sociale Instagram. Ata zgjodhën të ndajnë një video, ku shiheshin duke shkëmbyer një puthje romantike teksa ishin duke darkuar me miqtë e tyre.

Mesa duket kjo lidhje po shkon aq mirë sa çifti ka marrë vendimin e rëndësishëm. Ata vitin tjetër do të shkojnë drejt altarit dhe lajmin e bukur e ka dhënë vetë këngëtarja në rrjetin e saj social Instagram.

Dafina ka dërguar një mesazh në kanalin e saj në Instagram ku bisedon me fansat. “Është zyrtare… Do të martohem në 2024”, shkruan ajo.

Image

Ndërkohë ka ndarë edhe një video në InstaStory, teksa bën gëzuar me një mikeshë, shkruan “Gëzuar për nuset e reja 2024”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco