'Kërcimi më i shëmtuar që kam parë'- Çfarë tha Olta që ‘plasi sherri’, Ronaldo: Për të njohur një njeri jepi pushtet dhe…

'Kërcimi më i shëmtuar që kam parë'- Çfarë tha Olta që ‘plasi sherri’, Ronaldo: Për të njohur një njeri jepi pushtet dhe…

10:02, 04/11/2023
A+ Aa A-

Debatet mes dy personazheve të njohur, aktores Olta Gixhari dhe moderatorit Ronaldo Sharka nuk kanë fund.

Të nisura që puntatën e parë thumbat mes tyre sa fillojnë dhe bëhen më të shpeshta dhe agresive.

Së fundmi në spektaklin e mbrëmshëm Ronaldo u ngjit në skenë me një vals që për Olta Gixharin ishte më i shëmtuari që kishte parë ndonjëherë.

Thënë ky koment nga anëtarja e jurisë, Ronaldo nuk ka mundur të mos i kthej një përgjigje të cilën i ka kërkuar ta mbaj shënim.

“Për të njohur një njeri jepi pushtet dhe duket fytyra e tij e vërtetë”- shprehet ai

Teksa Olta në shenjë ironie merrte shënime.

Pjesë nga debati: 

Olta: Është valsi më i shëmtuar që kam parë deri më tani

Ronaldo: Çështje gustosh… Nuk bie pre e provokimeve të tua një lloj bisede të tillë.

Olta: Ne nuk po bisedojmë

Ronaldo: Nuk kam ndërmend të debatoj me ty kështu që po të them vetëm një shprehje dhe të lutem dëgjoje mirë, “Për të njohur një njeri jepi pushtet dhe duket fytyra e tij e vërtetë.

Ronaldo: Ajo karrige nuk të bën ty që të flasësh çfarë të duash dhe si të duash .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco