Halloween-i në Shtëpinë e Bardhë, Zonja e Parë maskohet si mace, ndërsa Blinken vesh djalin si Zelensky

Halloween-i në Shtëpinë e Bardhë, Zonja e Parë maskohet si mace, ndërsa Blinken vesh djalin si Zelensky

21:12, 31/10/2023
A+ Aa A-

Kungujt, pemët me gjethe në ngjyrë vjeshte dhe një shtrigë që fluturonte kundër hënës së plotë ishin ndër dekorimet e vendosura në Shtëpinë e Bardhë për festën e Halloween, të organizuar nga Jill dhe Joe Biden.

Çifti presidencial i priti me shumë gëzim maskimet për të festuar këtë ditë. Joe Biden zgjodhi një ‘look casual’ me një kapele në kontrast me gruan e tij, e cila festoi Halloween duke u veshur si një mace, me veshë dhe mustaqe dhe hundë të lyer. 

Jill Biden u lexoi fëmijëve “10 kungull drithërues”, ndërsa sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karin Jean-Pierre u vesh si engjëll teksa lexonte “Fshesa e parë”.

Ndër fëmijët që ishin në këtë ngjarje ishin edhe ata të Anthony Blinken. Sipas NYPost dhe Independent, djali 4-vjeçar i Sekretarit të Shtetit është veshur si “Zelensky”. Blinken i vogël kishte të ngjitur flamujt e SHBA-së dhe Ukrainës në këmishën e tij.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco