Tha se ka blerë shtëpi falë fitimeve, Linda Halimi tregon si mund të bëni lekë nga TikTok-u

Tha se ka blerë shtëpi falë fitimeve, Linda Halimi tregon si mund të bëni lekë nga TikTok-u

14:49, 28/10/2023
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, është rikthyer nga SHBA për tu bërë pjesë e "Big Brother VIP Kosova".

Edhe pse i mungon tregut muzikor, Linda është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, sidomos në TikTok, ku shpesh realizon video live për të diskutuar tema nga më të ndryshmet me ndjekësit e saj.

E duke qenë se TikTok është një rrjet social me pagesë, këngëtarja ka treguar se ka arritur që deri më tani të fitojë shuma të konsiderueshme nga kjo platformë.

“Pagesat në TikTok merren më shumë përmes live. Unë futem live-strem. Mund ta them me modesti që një shtëpi e kam blerë nga live-streaming”, tha ajo para disa ditësh në emisionin “In And Out” në RTV 21.

Në një bisedë të fundit me dy banoret e tjera të BBVK, Albën dhe Vesën, Linda ka treguar se sim und të fitojnë nga TikTok-u.

“Në TikTok fiton edhe vetë duke të parë njerëzit e duke thënë ti faleminderit. Të ishe future në TikTok milionat i kishe bërë, vetëm fytyrën po të kishe nxjerrë. 1 miliard njerëz po qenë në TikTok, secili po ta nisi 1 dollar, 1 miliard dollar i bën. Vetëm ekzistenca jote bën lekë.”-tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco