‘Jam grua komandanti’/ Debati, Shqipe-Anita: Boll fole e ke humbur…

‘Jam grua komandanti’/ Debati, Shqipe-Anita: Boll fole e ke humbur…

12:41, 24/10/2023
A+ Aa A-

‘Prime’ i mbrëmjes së djeshme i ‘Big Brother Vip’ Kosova është shoqëruar me debate të forta mes opinionistes Anita Haradinaj dhe banores Shqipe Hysenaj.

Anita i ka sugjeruar Shqipes që të mos flasë shumë ose siç thotë ajo ‘do e humbasë luftën’. Ndërsa banorja i është përgjigjur se nuk do ta dëgjojë dhe nëse do e humbë apo jo luftën do t’ja tregojë në ditët në vijim.

Opinionistja i thotë se nuk është më në ‘Trotuar’ emisionin e ‘E Diell’ në Top Channel por po luan me 20 personazhe e duhet t’i matë fjalët para se t’i shprehë.

‘Oj Shqipe, oj shpirt, nuk je në trotuar oj zemër, ke të bësh me 20 karaktere të ndryshme aty. Unë jetoj me një komandant lufte, jetoj me një ushtar në shpi. Po e zgjat muhabetin mbi tre fjalë dhe me një fjali të përbërë plotësisht, ta dish se e ke humbur luftën”, tha Anita.

Kjo deklaratë vjen pas përplasjes së konkurrentëve mes veti, Shqipes dhe Azemit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco