Sa qenka rritur djali u Genc Prelvukaj! S’mungon në ditëlindjen e motrës Adea!

Sa qenka rritur djali u Genc Prelvukaj! S’mungon në ditëlindjen e motrës Adea!

13:27, 16/10/2023
A+ Aa A-

Në familjen e Eni Koçit dhe Gencit ka patur festë këtë fundjavë pasi e vogla e tyre, Adea, ka festuar 1-vjetorin e lindjes.

Ata kanë organizuar një festë dhe disa nga fotot e realizuara i kanë ndarë edhe me ndjekësit e tyre në Instagram. Në fotot e shpërndara vëmendjen e ndjekësve e mori edhe djali i Gencit, i cili tashmë është rritur dhe është bërë një djalë tejet simpatik.

Image

Përkrah postimit mami Eni dhe babi Genci i kanë dedikuar Adeas edhe disa fjalë shumë emocionuese.

"Gëzuar ditëlindjen e parë Adea ime !

Si sot një vit më pare ti erdhe në jetë dhe bashkë me ty rilinda dhe unë. Kuptova që njeriu paska fuqi të dojë dikë përtej çdo limiti. Kuptova që prioriteti im prej asaj dite e deri në fund të jetës do jesh vetëm ti. Uroj të jem një shembull për ty dhe një udhëzuese sa më e mirë për të ardhmen tënde. Mami dhe babi të duan më shumë se çdo gjë në botë dhe do jenë aty për ty në çdo hap, deri në frymën e fundit.
Gëzuar ditëlindjen e shtrenjta ime!",
ka shkruar Eni.

Image

Ndërkohë Genci, shkroi, “Kur malet thahen në vjeshtë, në jeten time erdhi një lule e bukur që ma ngrohë shpirtin çdo ditë. E dua zërin e saj, erën dhe sherret e vogla që i bën nëpër shtëpi. Kur ajo qesh me zë unë mbushem jetë. Shpesh zihem me Enin kush do rrijë me të, kush do ti japë ushqim dhe kush do ta vejë në gjumë. Sepse dua ta mbaj mend çdo minutë të rritjes së saj. Është hëna ime që më jep dritë, motiv për çdo sfidë, thjesht një ëndërr që e jetoj çdo ditë. Adea, nuk e di sa vite do të rrugëtojmë bashkë, por për aq sa jetoj unë do të dua çmendurisht. Të kam jetë e dritë dhe uroj të bëhesh 100 vjeçe! Je dashuria ime, e mamit, e vëllait dhe e gjithë familjes!”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco