Një ditë para ditëlindjes, vdes nga sëmundja e rëndë në moshën 77-vjeçare Susan Somers

Një ditë para ditëlindjes, vdes nga sëmundja e rëndë në moshën 77-vjeçare Susan Somers

09:52, 16/10/2023
A+ Aa A-

Aktorja jSusan Somers humbi betejën e saj të gjatë me kancerin vetëm një ditë para ditëlindjes së saj të 77-të. Aktorja vdiq të dielën herët në mëngjes.

Në një deklaratë zëdhënësi i saj tha: “Susan Somers ndërroi jetë paqësisht në shtëpi në orët e para të 15 tetorit. Ajo i mbijetoi një forme agresive të kancerit të gjirit për më shumë se 23 vjet.”

“Susan ishte e rrethuar nga burri i saj i dashur, Alan Hamel, djali i saj, Bruce dhe familja e saj e ngushtë.”

Përfaqësuesi i aktores vuri në dukje se familja e saj kishte planifikuar të mblidhej të hënën, që do të ishte ditëlindja e saj e 77-të.

Suzanne Somers ishte një aktore, autore, këngëtare dhe biznesmene amerikane. Ajo lindi më 16 tetor 1946 në San Bruno, Kaliforni, SHBA. Somers u bë më e njohur për rolet e saj televizive, veçanërisht si Chrissy Snow në serialin popullor të viteve 1970 Three’s Company. Ky rol i veçantë e bëri atë një figurë të shquar në kulturën pop amerikane në atë kohë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco