Cher flet për romancën me të dashurin 40 vjet më të ri: Nuk është kurrë vonë të gjeni dashurinë

Cher flet për romancën me të dashurin 40 vjet më të ri: Nuk është kurrë vonë të gjeni dashurinë

17:39, 11/10/2023
A+ Aa A-

Cher ende beson në dashuri dhe po e shijon atë.

Që kur legjenda e muzikës dhe i dashuri i saj, producenti muzikor Alexander “AE” Edwards , dolën publikisht me lidhjen e tyre vitin e kaluar, romanca e tyre ka marr vëmendje të madhe.

Por ajo thotë se “nuk është e befasuar”.

“Alexander ka dhëmbë diamanti, tatuazhe, flokë të bardha dhe ai është shumë më i ri. Ai është një burrë i bukur”, thotë Cher, 77 vjeç, për të dashurin e saj, 37 vjeç.

Image

Dyshja u takuan “për rreth 15 minuta” një vit më parë në një event të Javës së Modës në Paris, kujton ajo dhe një mik i përbashkët i dha numrin e saj, shkruan People.

“Ishte vërtet tronditëse, sepse njerëzit thjesht nuk e japin numrin tim”, thotë Cher, e cila do të publikojë albumin e saj “Christmas më 20 tetor.

“Unë u kisha thënë të gjithë miqve të mi, ‘e jam shumë të vjetër për të dalë me burra më të rinj dhe nuk do të dashurohem kurrë me mesazhe’. Kështu që bëra atë që thashë që nuk do ta bëja kurrë”, u shpreh ylli.

Por Cher theu rregullat e saj për të “sepse ai është thjesht kaq i veçantë”, thotë ajo.

“Unë e urrej kur njerëzit thonë se njerëzit janë të veçantë, por shumë njerëz thonë se unë jam e veçantë, kështu që mund të them se ai është i veçantë”, shton ajo.

“Pavarësisht se çfarë ndodh, më pëlqen të jem me të. Ai më bën të qesh, dhe ne argëtohemi. Ajo që mësova është se nuk është kurrë vonë. Ne kemi qenë së bashku për një vit, edhe nëse do të zgjaste vetëm për një vit, do t’ia vlejti. Kam kaluar më së miri”, u shpreh tutje Cher.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco