Luiz Ejlli shfaqet me Armando Brojën: Ky është futbollisti më i mirë që ka pas ndonjëherë Shqipëria

Luiz Ejlli shfaqet me Armando Brojën: Ky është futbollisti më i mirë që ka pas ndonjëherë Shqipëria

17:20, 11/10/2023
A+ Aa A-

Shqipëria do të përballet me Çekinë nesër në mbrëmje në “Air Albania”, në duelin e vlefshëm për kualifikueset “EURO 2024”.

Fituesi i Big Brother Albania Vip 2, Luiz Ejlli, ka shpërndarë në rrjetet sociale një story, ku shfaqet me Armando Brojën.

Në video dëgjohet Ejlli teksa i thotë sulmuesit të Shqipërisë: “A do shkëlqesh siç di vetëm ti? Ky është futbollisti më i mirë që ka patur ndonjë kombëtarja e Shqipërisë”.

Kujtojmë që Armando Broja është rikthyer mes të ftuarve te kombëtarja jonë pas një viti, për shkak se ai ka qenë i dëmtuar. Me interes të madh pritet të shihet nëse lojtari do jetë titullar apo jo, nesër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco