Ekskluzive: Brenda ‘stacionit' të Krisa Caushit! Gazetarja e showbizit rrëfen të pathënat rreth projektit të saj

Ekskluzive: Brenda ‘stacionit' të Krisa Caushit! Gazetarja e showbizit rrëfen të pathënat rreth projektit të saj

16:26, 11/10/2023
A+ Aa A-

Intervistoi: Klea Sula

Dashuria për median që në adoleshencë, e ktheu sot në një gazetare të njohur të çështjeve rozë që mbart një emision nën autorësinë e saj.

Bëhet fjalë për Krisa Caushin, e cila e startoi rrugëtimin e saj pranë web-it të ‘Panorama Plus’, si gazetare e showbizit ku prej dy vitesh u afirmua profesionalisht në çështjet rozë.

 Në një rrëfim ekskluziv për ‘Syri.Net’, Krisa ka treguar se si nisi i gjithë rrugëtimi i saj në gazetari, si dhe idenë e projektit që ‘solli në jetë ‘ së fundmi të titulluar ‘Stacioni Rozë’.

‘Çdo gjë ndodh për një arsye dhe ç’ka është e shkruar për ty do të jetë gjithmonë e jotja’- u shpreh ajo duke i dhënë këshillën më të vyer të gjithë të rinjve që kanë një ëndërr apo pasion për të luftuar deri në fund të saj, duke arritur qëllimin final.

Intervista e plotë

1. Pa na tregoni, si ka nisur i gjithë rrugëtimi yt në fushën e gazetarisë, nga dita që ti zgjodhe që do të vazhdosh studimet në këtë degë e deri në ditën e sotme ku të shohim mjaft të realizuar profesionalisht?

Krisa: Rrugëtimi në fushën e gazetarisë në fakt ka qenë shumë i papritur. Kur fitova bursën në Universitetin Europian të Tiranës pashë që kishte shumë mundësi zgjedhjeje, degë të reja të cilat ishin futur atë vit akademik dhe duke qenë se mua më ka pëlqyer gjthmonë bota e televizionit, fusha e komunikimit thashë pse jo të studioja diçka mes të dyjave dhe bachelorin e përfundova për komunikim profili gazetari.

Gjatë vitit të tretë bachelor nisa dhe praktikën në gazetën Panorama, ku pas disa muajsh praktikë në web, nisa punë si gazetare ku mbuloja showbizin tek ‘Panorama Plus’, punë të cilën e ushtrova për rreth 2 vite ku mësova shumë.

Dhe sot ndodhem këtu në ‘Radio Televizionin Shqiptar’ ku më dhanë mundësinë që unë të prezantoja projektin për të cilin e kam dashur gjithmonë.

2. Si është të jesh në rolin e të intervistuarës sot?

Krisa:  Ahaha në fakt është pak e çuditshme se si ka ndryshuar jeta ime tashmë, pasi ishte e papritur i gjithë ky ndryshim, por po mësohem deri diku me idenë që tashmë dhe unë do të jem përballë një intervistuesi dhe i duhem t’i përgjigjem pyetjeve që më bëjnë.

3. Do ta ndërronit gazetarinë me ndonjë profesion tjetër, nuk e di diçka tjetër që e keni pasur pasion në vegjëli por që nuk mundi të niste për një arsye apo tjetër?

Krisa: Për momentin po bëj atë ç’ka unë kam dëshiruar gjithmonë, e kam menduar gjithmonë që nqs nuk do të realizoj dëshirën time, gjë e cila është realizuar tashmë, do të ushtroja profesionin për të cilin po mbaroj dhe masterin, Menaxhim Marketing. Pastaj nqs do të flasim për pasionet është kërcimi. E kam adhuruar gjithmonë, në gjimnaz kam marrë pjesë në kompeticione për tre vite radhazi. Madje një ndër ëndrrat e mia ka qenë që të hapja dhë një studio kërcimi.

4.  Sapo ke startuar emisionin tënd të parë në kanalit e RTSH, të quajtur ‘Stacioni Rozë’,  dedikuar showbiz-it ku më lejo të të uroj shumë suksese. Si do të jetë i organizuar emisioni, pra a do të ketë një larmishmëri midis lajmeve të showbizit me fusha të tjera apo do të mbetet kjo vetëm brenda sferës rozë?

Krisa: Shumë faleminderit. 'Stacioni Rozë' është një projekt i imi i cili prej kohësh qëndronte si ide në kokën time, dhe qëllimi i programit është të argëtojë shikuesit dhe të prekë të gjitha tematikat që kanë të bëjnë me botën rozë. Lajmet e showbizit si shqiptar dhe ato të huaj janë primare në program ama nuk mbeten pas dhe emra të njohur të estradës shqiptare të cilët do ti kemi të ftuar herë pas herë në program, ku do të na rrëfejnë për jetët e tyre personale dhe profesionale. Se çfarë do të ndodhë me programin më pas, nqs do të ndryshojë diçka rrugës apo jo, kjo mbetet për tu parë në vazhdim.

5.  Si e menaxhon Krisa stresin, pasi gazetaria në thelb është një profesion e cila mbart shumë stres?

Krisa: Obobo kë gjete të pyesësh për stresin ahahaha. Jam një njeri që panikosëm shumë ahahah ose i fus vetes ndonjëherë stres të panevojshëm, gjë që shpesh herë me reflekton në fytyrë dhe bllokon energjinë time por së fundmi kam filluar ta mbaj nën kontroll, t’i shikoj gjërat më pozitivisht dhe ti marr sa më lehtshëm sa më qetë sepse me stres nuk zgjidh asgjë. Madje për ta larguar stresin kërcej e këndoj tërë kohës ahahah, dhe personalisht për mua kjo funksionon e kam si terapi.

6.  Si e gjykon ti mënyrën se si bëhet televizion në Shqipëri? Duket sikur ka një përplasje zhanerash, duket sikur ka hapësirë për të gjithë...?

Krisa: Mendoj se ka ardhur një kohë ku të gjithë tashmë e kanë hapësirën të tregojnë se cfarë dijnë të bëjnë. Ka realisht persona publik që e kanë treguar se janë të lindur për punën që bëjnë, madje tashmë publiku deri diku ka arritur ta bëjë dhe dallimin se kush ka talent dhe e meriton vendin që është dhe kush jo.  Në Stacionin Rozë ne do t’i japin hapësirën talenteve dhe imazheve të reja të ekranit të tregojnë talentet e tyre, pra t’i japim një zë, t’i promovojmë sa më shumë pasi realisht unë njoh pafund njerëz që e kanë potencialin për të arritur shumë lart. Mendoj se në këto kohë televizoni i ka hapur dyert për këdo që ka dëshirën për të punuar dhe për te sjellur risi në ekranet shqiptare dhe kjo është dicka pozitive në pjesën më të madhe të rasteve.

7. A ke patur ndonjë moment të vështirë gjatë kësaj kohë, që nga dita e parë kur nisë punën si një gazetare e çështjeve rozë. Pra a ke thënë ndonjëhërë më veten stop, nuk mund të vazhdoj më tej?

Krisa: Unë e kam adhuruar gjithmonë botën e showbizit, ka momente që realisht të lodh por unë eci gjithmonë me idenë që nqs ti bën dicka kundra dëshirës, apo pasionit tënd nuk do jetë dicka e gjatë dhe do të të konsumojë energjinë tëndë. Gazetaria dhe bota e showbizit është dicka që më ka tërhëqur gjithmonë, e dashuroj si punë. Unë jam ende në fillimet e mia dhe çdo ditë që kalon unë mësoj dicka të re.

8. Cila është motoja që të ka shoqëruara gjatë gjithë jetës tënde?

Krisa: Cdo gjë ndodh për një arsye dhe çka është e shkruar për ty do të jetë gjithmonë e jotja dhe askush nuk mund të ta marri nga duart. Besoji zërit tënd të brendshëm sepse nuk do të të zhgënjejë kurrë, shijo dhe jeto çdo moment të jetës pasi nuk i përjeton më kurrë për herë të dytë.

 

 

9. Cilët janë tre fjalët më të cilat do përshkruajë veten tënde në këto momente?

Krisa: Hmmm, mendoj se mund ta përshkruaj: E lumtur, e realizuar dhe tashmë me vizione edhe më të qarta.

Foto Galeri: 

Image

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco