Vivien rrëfehet: Bixhozi shkak i ndarjes nga Getinjo

Vivien rrëfehet: Bixhozi shkak i ndarjes nga Getinjo

19:37, 08/10/2023
A+ Aa A-

Një prej çifteve më të komentuar në media rozë ishin edhe Getinjo dhe Vivien Thano.

Dyshja që u takuan në Big Brother VIP Kosova vazhduan romancën edhe jashtë shtëpisë së famshme, por muaj më parë i dhanë fund asaj.

Ndonëse të dy kanë qëndruar të heshtur për arsyet e ndarjes, heshtjen së fundmi e ka thyer vet Vivien.

Ajo ishte e ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top”,  ka folur për herë të parë për ndarjen nga reperi.

E përlotur, ajo zbuloi se arsyeja e ndarjes ishte fakti se ai luante bixhoz, një ves që shkatërron çdo familje dhe lidhje.

Jam ndarë me Getin jo për shkak të ndonjë sherri të madh ose të një tradhtie. Një arsye që kishte kohë që ishte pjesë, ishte një gabim ose një fiksim i tij me një gjë të jetës që unë e dënoj shumë personalisht, që janë lojrat e fatit edhe që shkatërron çdo familje. Çdo lidhje, çdo marrëdhënie që një njeri mund të ketë me tjetrin. Mua më vjen shumë keq”, është shprehur mes tjerash e përlotur Vivien. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco