‘Sherri virtual’/ Opinionistja i del në krah Sarës, ka dy fjalë për Dafinën: E di që nuk ka ç'më duhet por...

‘Sherri virtual’/ Opinionistja i del në krah Sarës, ka dy fjalë për Dafinën: E di që nuk ka ç'më duhet por...

13:37, 08/10/2023
A+ Aa A-

Një koment i Ledrit në postimin e Dafinës bëri lëmsh gjithë rrjetin dhe krijoi një varg ‘kunjash’ mesa këngëtares dhe Sarës, partneres së reperit.

Por pas një pushimi, duket se ‘sherri virtual’ mes vajzave ka nisur sërish. Kjo pasi Sara ka treguar në verisionin e saj mbrëmjen e djeshme në ‘S’e luan topi’, të vërtetën e përplasjes së bujshme me Dafinën.

Kjo e fundit ka reaguar ashpër, duke i thënë të mos ia përmendë më emrin por të merret me burrin e saj.
Komenti duket se ka lenë një shije ‘të keqe’ te pubiku por edhe opinionistët. Njëra prej tyre që zgjodhi ta komentonte publikisht me ndjekësit e saj ishte edhe Neda Balluku.

Në një postim në Instastory, Balluku kritikon Dafinën për mënyrën si është përgjigjur teksa, teksa i doli në mbrojtje Sarës për të cilën tha se nuk e meriton një sjellje të tillë.

"Do thoni ç’më duhet mua?! Asgjë nuk më duhet, e drejtë. Thjesht mendoj që Dadi është një farë ikone që nuk i shkon fare të flasë kështu për një gocë tjetër dhe Sara sidomos nuk e meriton. Sara edhe kur hedh hapat në këtë botë mua më duket sikur e bën me delikatesë e përulësi me frikën mos shkelë njeri. Me aq sa kam kuptuar aq pak herë sa kam biseduar me të nëpër Top. Por nuk ka ç’,më duhet dhe keni të drejtë" u shpreh Neda në Instastory-n e saj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco