Martohen Lind Islami dhe Venera Lumani, pamje nga dasma

Martohen Lind Islami dhe Venera Lumani, pamje nga dasma

10:04, 08/10/2023
A+ Aa A-

Çifti i njohur i skenës, Lind Islami dhe Venera Lumani, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë. Ata kanë organizuar një dasmë të madhe në një nga resortet luksoze në Gjirin e Lalëzit, në Durrës.

Pjesë e dasmës kanë qenë familjarë dhe shoqëri e ngushtë e çiftit, përfshirë këtu një sërë figurash publike.

Eli Fara, Endri dhe Stefi, Ardit Gjebrea e Artiola Toska, Erion Veliaj janë vetëm disa nga emrat që nuk kanë munguar në këtë dasmë.

Në rrjetet sociale, kanë filluar të qarkullojnë imazhe të ndryshme nga dasma e dyshes, ku Venera është dukur tejet atraktive me fustanin e nusërisë dhe njashtu Lindi me kostumin e dhëndrit.

Venera dhe Lindi përndryshe kanë mbi një dekadë njohje dhe takimi i tyre i parë ndodhi gjatë pjesëmarrjes së përbashkët në spektaklin “The Voice of Albania 2”, ku Lumani u shpall fituese e atij edicioni. 

 

@veneralindi 7.10.2023 👰‍♀️🤵‍♂️💘 U trashegofshi cifti me i bukur! Ju uroj që jeta juaj e përbashkët të jetë e lumtur, e mbushur me dashuri dhe harmoni, ashtu siç është muzika që ju këndoni bashkë në skenë. Gëzuar për këtë ditë të veçantë! 🥂❤️👰🤵‍♂️ Ju dua pafundd 🤍🤍 #veneralindi #venera_lindi_fan #venerlindsat #veneralinditors #lindislami #linditors #lindiislami #veneralumani #veneratore #teamlindvenera #veneralind#venera❤️lind #wedding #7tetor2023 #like #comment #save #share #repost #artist #favartist #couple #favcouple #fypシ #fypシ゚viral ♬ original sound - veneralindi

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco