Dy fjalë për Oltin dhe Dalinën nga autori i 'Love Island', Albert Dumani!

Dy fjalë për Oltin dhe Dalinën nga autori i 'Love Island', Albert Dumani!

15:57, 07/10/2023
A+ Aa A-

Pas një karriere shumëvjeçare televizive, duket se për Albert Dumanin ishte momenti i duhur për të qenë autor i një patente ndërkombëtare, gjë e cila duhet thënë se nuk është fort e lehtë, aq më tepër kur bëhet fjalë për një format siç është “Love Island”, që po korr një sukses të jashtëzakonshëm në më shumë se 25 shtete.

Albert Dumani, e ka dashuruar këtë format që në gjenezë e deri në këtë moment që ky ‘reality shoë’ ka marrë jetë dhe po lulëzon.

Në një intervistë për “Bordo”, Dumani e cilëson “Love Island” si një sfidë personale dhe profesionale, teksa nuk nguron që të ndajë me gjithë lexuesit detaje nga prapaskenat e këtij projekti, përfshi; reagimin e producentit ndërkombëtar të ITV Studios, Sven Kruithov, i cili qëndroi rreth një javë në vilën e dashurisë në Palasë dhe pa gjithçka nga afër, punën me moderatoren Luana Vjollca, dhe marrëdhënien e tij me opinionistët Olti Curri dhe Dalina Buzi.

Lidhur me këta të fundit, Dumani u shpreh se pa mëdyshje ata janë opinionistët më të mirë që ne kemi dhe ndihej i nderuar dhe i kënaqur që ata janë pjesë e show-t që Luana drejton. Autori i "Love Island" shtoi se nuk ka ndonjë marrëdhënie të ngushtë me ta, por i vlerëson për punën dhe atë që ata po i japin këtij formati.

"Ata janë pa mëdyshje opinionistët më të mirë që ne kemi, dhe për herë të parë, ata janë së bashku brenda të njëjtit format. Unë jam i nderuar dhe i kënaqur që ata janë pjesë e shoë-t që Luana drejton dhe padyshim që janë dy shtylla kryesore të spektaklit në ‘prime time’. Nuk kam ndonjë marrëdhënie të ngushtë me ta, por i vlerësoj për punën dhe atë që ata po i japin këtij formati. Dalina ka qenë pjesë e disa programeve në TV KLAN dhe kemi biseduar disa herë për projekte të ndryshme televizive. Dyshja e suksesshme, Buzi dhe Curri, nuk mund të ndodhte të mos ishin pjesë e formatit më të suksesshëm “Love Island Albania", -u shpreh Albert Dunami për revistën "Bordo".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco