Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Vendimi, PD një 'vulë' për bashkimin

Këngëtarja akuzon Jason Derulo për ngacmim seksual: ‘Jam e traumatizuar’

Këngëtarja akuzon Jason Derulo për ngacmim seksual: ‘Jam e traumatizuar’

15:03, 07/10/2023
A+ Aa A-

Së fundmi një këngëtare aspirante ka ngritur një padi për ngacmim seksual kundër Jason Derulo-s. Ajo pretendon se këngëtari i ‘R&B’ nënshkroi me atë një marrëveshje me qëllimin për të pasur marrëdhënie seksuale.

‘Kam ankth, jam e traumatizuar. Jam përballur me situata ç’njerëzore të punës. Jam në këtë pikë ku jam kthyer në zero dhe nuk kam asgjë,’- është shprehur ajo.

Muzikantja, e cila e reklamon veten si aktiviste në Instagram, pretendon se Derulo bëri disa veprime të pahijshme pasi filluan të punonin së bashku. Ajo dyshohet se u takua me këngëtarin e “Talk Dirty” në gusht 2021, ku ai thuhet se i kërkoi asaj të krijonte një ‘mixtape’ në katër muaj dhe një album.

E entuziazmuar për të filluar karrierën e saj solo, Gibson nënshkroi marrëveshjen menjëherë. Këngëtarja pretendon në padi se Derulo e ftonte shpesh për të pirë gjatë qëndrimit të saj me të, por ajo i refuzonte ofertat.

Meqenëse ajo nuk pranonte daljet, Gibson pretendon se Jason filloi të sillte alkool në studio. Marrëveshja e Gibson thuhet se u ndërpre pas atij incidenti më 6 shtator 2022.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco