E vutë re! Eno dhe Luizi, ‘hidh e prit’ kunja në ‘DWTS’

E vutë re! Eno dhe Luizi, ‘hidh e prit’ kunja në ‘DWTS’

08:35, 07/10/2023
A+ Aa A-

Momente pikante në ‘Dancing With The Stars’. Një koment i bërë mëngjesin e sotëm nga moderatori Eno Popi në ‘Wake Up’ Luizit i ka mbetur në mendje dhe ka shfrytëzuar rastin t’ia përmend ’larg e larg’ mbrëmjen e sotme.

Ky i fundit në intervistën mëngjesin e sotëm tha se i ftuar special do të jetë Luiz Ejlli për të kënduar, dhe e ka shoqëruar me një batutë: Do vijë gjithë fisi i gruas ta ndjeki.

Batutë që duket se nuk i ka pëlqyer aq shumë Luizit i cili në promovimin e filmit në spektaklin e sotëm ka gjetur rastin t’ia kthejë Enos batutën ‘e kripur’.

“Ftoj fisin e gruas tënde që të vij ta shohi”, tha ai.

Eno e ka pasuar batutën menjëherë duke thënë se fisi i gruas së tij do e shikojë filmin sepse janë fansa të Oltës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco