Eni dhe Odeta çelin sezonin me një tango të zjarrtë në 'DWT'! Sa 'zemërgjerë' u tregua Ilir Shaqiri

Eni dhe Odeta çelin sezonin me një tango të zjarrtë në 'DWT'! Sa 'zemërgjerë' u tregua Ilir Shaqiri

21:48, 06/10/2023
A+ Aa A-

“Dancing With the Stars” – spektakli më popullor i kërcimit në botë, një patentë e BBC, vjen ekskluzivisht për një sezon të dytë në Top Channel.

Ndër 15 çiftet, i pari për të prekur pistën e vallëzimit është Eni dhe Odeta në një Tango.

“Eni është shumë i vetëdijshëm për asetet që ka, dhe ishte një performancë shumë e mirë për fillimin”– tha Valbona Selimllari, duke i dhënë 8 pikë.

“Eni ke një partnere shumë e mirë, duhet ta shfrytëzosh këtë. Ishte një tango e mirë për fillimin, por mund të bëhej edhe më mirë nga ana teknike. Kalimet e vajzës të shkëlqyera”, u shpreh Lorui Bala duke i dhënë 7 pikë.

“Mendoj se je një partner i mirë, por gjatësia që ti ke duhet ta përdorësh me inteligjencë”– tha iliri duke i dhënë 5 pikë.

“Qetësi skenike të admirueshme, më ke pëlqyer shumë. Shumë seksi gjithashtu, ç’të them”- u shpreh Olta duke i dhënë 7 pikë.

27 pikë për performancën e parë. Por si ndihet Eni Shehu.

“Këtë kërcim të parin timin unë dua t’ja kujtoj partneres time dhe të gjithë trupës së baletit”– tha Eni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco