Victoria ishte e inatosur me David Beckham për reklamën seksi me J.Lo dhe Beyoncé

Victoria ishte e inatosur me David Beckham për reklamën seksi me J.Lo dhe Beyoncé

11:05, 05/10/2023
A+ Aa A-

Victoria Beckham u zhgënjye disi nga bashkëshorti, David Beckham, kur për pak nuk ishte i pranishëm në lindjen e djalit të tyre sepse do të xhironte një reklamë për Pepsi-n me Jennifer Lopez dhe Beyoncé-n.

Në dokumentarin e ri në Netflix, “Beckham”, ish-anëtarja e Spice Girls (që njihej dikur si Posh Spice) tha se ishte shtatzënë me djalin e tyre Cruz, tani 18 vjeç, kur mjekët i thanë se duhej të kryente lindje cezariane.

Image

Atëherë Davidi e njoftoi gruan se ai kishte një angazhim paraprak. "Çfarë do të thotë se do të xhirosh?" e pyeti Victoria yllin e futbollit.

“Seriozisht, jam gati të shpërthej! Unë jam në regjim shtrati! Po tallesh me mua? Ti do bësh një set fotografik të mallkuar me Jennifer Lopez, e cila është e mrekullueshme, por s’po lind një fëmijë?” i tha ajo e nervozuar.

Image

“Mbaj mend që isha shtrirë në shtrat, aspak në gjendjen time më të mrekullueshme, le të themi. Dhe mbaj mend që dikush më tregoi faqen e parë të gazetës, ku ishte një foto e mrekullueshme e David mes Jennifer Lopez dhe Beyoncé dhe titulli ishte: ‘Çfarë do të thotë Posh?’”

“Më lejoni t’ju them se çfarë do të thoshte Posh,” i tha Victoria kamerës. “Posh ishte e inatosur.”

Dhe Posh kishte të drejtë të ishte e inatosur!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco