Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Wanda Nara tregon përkrahjen për partnerin Mauro Icardi pas fitores ndaj Manchester United

Wanda Nara tregon përkrahjen për partnerin Mauro Icardi pas fitores ndaj Manchester United

15:01, 04/10/2023
A+ Aa A-

Wanda Nara ishte e lumtur pasi bashkëshorti i saj Mauro Icardi shënoi golin e fituesit kundër Manchester United.

Djajtë e Kuq humbën 3-2 nga Galatasaray në Ligën e Kampionëve mbrëmë (e martë), ndërsa fillimi i tyre i tmerrshëm i sezonit vazhdoi.

Icardi shënoi golin e fitores në ndeshje me një goditje të zgjuar ndaj portierit Andre Onana.

Dhe gruaja e tij, Wanda e ka filmuar golin duke e postuar në faqen e saj në Instagram, ku mburret me 16.8 milionë ndjekës.

Bukuroshja 36-vjeçare e vendosi klipin në internet krahas emoji me zjarr dhe melodinë e Champions League.

Wanda është quajtur më parë “Partnerja më e diskutueshme e një futbollisti në botë”.

Ajo ka pasur një lidhje të vazhdueshme me Icardin ndër vite, duke lënë fillimisht martesën e saj me futbollistin Maxi Lopez për të.

Kjo bëri që të dy të mos shtrëngonin duart para një ndeshjeje në 2014.

Wanda ka qenë gjithashtu agjente e Icardit, por ajo u shkarkua për pak kohë pas një mosmarrëveshjeje për para.

Mes grindjeve të tjera, modelja publikoi imazhe duke u puthur me reperi L-Gante, në një videoklip të këtij të fundit.

Që atëherë ata janë kthyer sërish bashkë dhe kanë pushuar në një jaht këtë verë.

Wanda dhe pesë fëmijët e saj janë rregullisht në tribuna në ndeshjet në shtëpi të Galatasaray.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco