'I futa vizën!' Diola Dosti zbulon çfarë ndodhi mes saj dhe Nita Latifit

'I futa vizën!' Diola Dosti zbulon çfarë ndodhi mes saj dhe Nita Latifit

14:46, 04/10/2023
A+ Aa A-

Diola Dosti dhe Nita Latifi krijuan një raport të ngushtë në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ e u duk se miqësia e tyre ishte shumë e forte.

Por, pas spektaklit, ato nuk u shfaqën më bashkë teksa para pak kohësh u hoqën edhe nga rrjetet sociale. Mbrëmjen e djeshme, e ftuar në programin “Natën me Aulonën”, Diola ka folur për herë të parë rreth miqësisë së tyre duke u shprehur se nuk janë më shoqe.

Shkak për këtë, sipas Diolës, u bë ftohtësia dhe indiferenca e Nitës, duke shtuar se i gjithë përkushtimi dhe investimi që i dha shoqërisë së tyre brenda BBV, nuk ju kthye njësoj jashtë.

“Investimi emocional që unë dhashë aty brenda nuk u barazua jashtë. Pashë një energji totalisht ndryshe dhe pak e zhgënjyer dhe thashë: “E di çfarë, kur unë investohem dhe nuk marrë diçka mbrapa unë më mire të fus vizën.” I uroj më të mirat në jetë se është një vajzë shumë e mire.”-tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco