Ofendoi rëndë Beatrix dhe Alban Ramosajn, Monika Lubonja reagon ndaj Albano Bogdos: Shpifje e rëndë. Nëse je artist kërko falje publike!

Ofendoi rëndë Beatrix dhe Alban Ramosajn, Monika Lubonja reagon ndaj Albano Bogdos: Shpifje e rëndë. Nëse je artist kërko falje publike!

20:14, 02/10/2023
A+ Aa A-

Aktori i humorit  Albano Bogdo e ka nisur sezonin e ri me një emision të tijin, “Albano Show”, por që në startin e puntatës së parë është ndeshur me kritika, për shkak të disa deklaratave ofenduese që ai ka bërë ndaj Alban Ramosajt.

Teksa po ironizonte largimin nga muzika të Alban Ramosajt dhe Feros, Bogdo e prezantoi Albanin si ‘ai tipi që i *** motrën Donaldi në Big Brother’

Për këtë deklaratë publike ka reaguar ashpër edhe aktorja e njohur Monika Lubonja.

Teksa ka postuar një vide në rrjetin social “Instagram”, Lubonja shfaqet shumë e revoltuar teksa shprehet:

"Në qoftë se të ka ngelur pak grime artisti por edhe njerzillëk, dil aty dhe kërkoj një falje publike vajzës dhe familjes së saj.

Nuk ta ka borxh askush këtë gjë dhe nëse je artist ulu puno aty, kërko e mos shpif sepse ke bërë një shpife shumë të rëndë edhe për atë djalin por edhe për atë vajën.

Nganjëherë dëshiroj që televizionet, mediat por edhe pronarët e tyre t’ju vënë pak kufij këtyre njerëzve.

Në asnjë vend të botës nuk ndodh kjo, më vjen keq!"

 

     

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco