‘Je nënë e 3 fëmijëve’/ Ndjeksja i komenton veshjen, ja si ju përgjigj Arbana

‘Je nënë e 3 fëmijëve’/ Ndjeksja i komenton veshjen, ja si ju përgjigj Arbana

16:13, 02/10/2023
A+ Aa A-

Arbana Osmani është një nga imazhet më të dashura për publikun, shumë familjare dhe e gatshme të ndajë me fansat apo ndjekësit e saj, momente qoftë nga përditshmëria, këshilla për shumë situata apo receta gatimi.

Së fundmi ajo ka zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se ndodhet në Itali, së bashku me bashkëshortin e saj, regjisorin Eduart Grishaj.

E teksa po shijon pushimet atje, moderatorja ka ndarë në “Instagram” një foto të saj ku shfaqet mjaft elegante.

Ajo mban veshur një këmishë ngjyrë lejla dhe një fund të zi me një të çarë në njërën këmbë. Veshjen e ka kombinuar me një palë sandale me taka, ngjyrë të zezë dhe me një çantë të vogël.

Ndonëse për syrin tonë, ajo duket bukur, për syrin e disa personave të tjerë saj kalojnë ‘kuturu’ në postimet e saj, veshja e Arbanës nuk duket e përshtatshme.

Dikush i ka komentuar veshjen dhe moderatorja nuk e ka lënë pa përgjigje, ndoshta edhe një mesazh pak ‘ironik’.

“Epo kështu e kanë VIP-at, zbulohen në disa pjesë të trupit dhe mbi të gjitha harrojnë dhe shqipen… pak nga pak po humbas respektin që kam patur me ty… mos harro je nënë e tre fëmijëve…”, i ka shkruar një ndjekëse.

“Elsa një grua mund të ketë dhe 7 fëmijë e prapë të vishet si ti dojë qejfi. Ashtu siç vishet një burrë. Të cilit ti kurrsesi s’do ia lije këtë koment”, i është përgjigjur Arbana.

Këtë koment, Arbana e ka postuar edhe në “Instastory” e krahas saj shkruan:

“Deri ‘sa fëmijë’ mund të veshësh çfarë të do qejfi?”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco