Nga kjo datë shtëpinë e Shrekut mund ta merrni me qira!

Nga kjo datë shtëpinë e Shrekut mund ta merrni me qira!

10:10, 28/09/2023
A+ Aa A-

Të gjithë e njohim personazhin vizatimor të Shkrekut, i cili është mjaft i dashur për fëmijët.

Për të prekur sadopak botën e Shkrekut, tashmë të gjithë kanë mundësinë të marrin me qira shtëpinë e tij.

Kjo pasi shtëpia e Shrekut është tashmë në Airbnb. Banesa ndodhet në territorin e Ardverikie Estate, një rezidencë skoceze e shekullit të 19-të në malësitë skoceze, rreth 60 milje në jug të qytetit të Inverness.

Kjo shtëpi është me mobilje prej druri dhe nga jashtë të jep përshtypjen e një trungu peme.

Ajo do të hapet nga 13 tetori dhe mund të mbajë brenda 3 persona, por vizitorët duhet të jenë mbi moshën 5 vjeç.

Banesa përshkruhet si një “kënetë e mbushur me baltë, e mbuluar me myshk dhe me ujë të turbullt”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco