Lajmi i fundit

‘Ulu policia’/ Grabitësit u futën në banesën ku ishin të moshuarit, fqinjët lajmëruan policinë

Poza sensuale e Kim Kardashian para pasqyrës, ‘çmend’ fansat!

Poza sensuale e Kim Kardashian para pasqyrës, ‘çmend’ fansat!

12:41, 27/09/2023
A+ Aa A-

 Kim Kardashian ka mahnitur fansat me një ‘selfie’ seksi përpara pasqyrës, të realizuar në rezidencën e saj luksoze 60 milionë dollarësh në LA.  Ylli i modës tregoi super trupin e saj me të brendshme ngjyrë rozë, të cilat kushtonin pak më shumë se 60 dollarë. 


Image

Kim u shfaq me flokët e saj të gjata, me onde mbi supe, ndërsa pozonte në një tapet të bardhë të harlisur. Në sfond të fotos duken raftet me veshje, të cilat janë të renditura sipas ngjyrës. 

Gjithashtu dukej edhe një divan pranë dollapit, i cili ishte i mbushur me veshje nga kompania e Kim Skims. Fansat nxituan të vënë në dukje një detaj të çuditshëm në ‘selfie-n’ e Kim. 

Këndi i këmbës së saj linte përshtypjen se mamasë së katër fëmijëve i mungonte gishti i madh i këmbës. “Unë mendoj se ju mungon një gisht i këmbës”, komentoi një përdorues. “Gishti i këmbës ku është?”, tha një tjetër.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco