Taylor Swift prej disa javësh po përflitet për një lidhje me futbollistin amerikan Travis Kelce dhe ndonëse fillimisht u dukën si thjesht thashetheme, dyshja qenkan me të vërtetë bashkë. Taylor u pa me familjen e Travis në ndeshjen e së dielës midis Kansas City Chiefs dhe Chicago Bears.
Në darkë Taylor dhe Travis janë parë në një restorant bashkë. Sipas thashethemeve këngëtarja ka paguar që restoranti të ishte bosh dhe të gjithë të largoheshin.
© SYRI.net