Në vitin 2023, festivali i përvitshëm “Kënga Magjike” do të mungojë.
Prive raportoi për herë të parë se festivali nuk do të rikthehet këtë vit. Për momentin, nuk ka një njoftim zyrtar për mungesën e festivalit të këtij viti si edhe për arsyet mbi këtë vendim.
Kjo nuk është hera e parë që “Kënga Magjike” ka bërë pushim. Në vitin 2020, festivali u shty dhe për herë të parë u organizua në pranverën e 2021-shit.
''Kënga Magjike'' u krijua dhe u udhëhoq nga Ardit Gjebrea në fillim të qershorit të vitit 1999. Me kalimin e viteve, festivali u kthye jo vetëm në të preferuarin e simpatizantëve të muzikës, por edhe të publikut, vëmendja e të cilit kaloi kufijtë.
© SYRI.net