VIDEO/ Sfilata La Griffe ne Fashion Week!

VIDEO/ Sfilata La Griffe ne Fashion Week!

10:12, 25/09/2023
A+ Aa A-

Mbrëmë, nën dritat dhe shkëlqimin marramendës të javës së modës në Milano shndritën edhe të sapodiplomuarit e La Griffe Academy me qendër në Tiranë.

Prezantimi i krijimeve shqiptare nga modele shqiptare me simbolikë të fortë autoktone, lahutën e eposit heroik legjendar shënoi një moment të ri për brand-in shqiptar në botë, por edhe për karrierën e dhjetra të rinjve e të rejave, që i besuan filozofisë, emrit dhe profesionalizmit të La Griffe. E para Akademi Mode bë Shqipëri, që të përgatit për tregun ndërkombëtar duke ofruar platforma të rëndësishme të prezantimit të punës e njohurive të marra.

Të sapodiplomuarit e La Griffe Academy patën rastin e magjishëm të prezantohen aty ku festojnë në një javë mes sfilatash, eventesh, ekspozitash dhe mbrëmjesh madhështore emrat më të mëdhenj të modës nga Armani tek Versace, nga Prada tek Dolce&Gabana.

Dhe finalizimi i sfilatës së La Griffe Academy me lahutën shqiptare, si pjesë integrale e krijimit përmbyllës të saj i vendosi kurorën pjesmarrjes dinjitoze shqiptare në javen e modës, në kryeqendrës e saj botërore, Milano.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco