Fuqia e influencimit/ Vetëm një thirrje e Taylor Swift shton 35 mijë vetë në listën e të interesuarve për të votuar

Fuqia e influencimit/ Vetëm një thirrje e Taylor Swift shton 35 mijë vetë në listën e të interesuarve për të votuar

21:57, 24/09/2023
A+ Aa A-

Taylor Swift mori pjesë në aksionin për Ditën Kombëtare të Regjistrimit të Votuesve në SHBA, duke u kujtuar fansave të saj që të sigurohen se kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

“Ju kam dëgjuar të ngrini zërat dhe e di sa të zhurmshëm janë. Sigurohuni që të jeni gati t’i përdorni në zgjedhjet tona të këtij viti!”, ka shkruar Taylor Swift në postimin e saj. Gjithashtu shpërndau lidhjen me platformën e regjistrimit të votuesve jofitimprurës.

Billboard raportoi se, sipas një njoftimi për shtyp, gjithsej 157,041 përdorues vizituan Vote.org të martën. CEO i Vote.org, Andrea Haley u shpreh se pas orës së postimit të Taylor Swift, regjistrimet u rritën me 1,226% në një orë. Bëhet fjalë për rreth 35 mijë njerëz.

Sigurisht që këngëtarja e njohur nuk u thotë fansave të saj se kë të votojnë, edhe pse në të kaluarën ka mbështetur Joe Biden.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco