Kanye West dhe gruaja e tij Bianca Censori 'tronditin' fansat me dukjen e tyre ekstravagante

Kanye West dhe gruaja e tij Bianca Censori 'tronditin' fansat me dukjen e tyre ekstravagante

15:52, 23/09/2023
A+ Aa A-

Kanye West dhe Bianca Censori kanë tronditur edhe një herë fansat me zgjedhjet e tyre të diskutueshme të modës në Itali. Arkitektja australiane është përballur me reagime të ashpra për veshjen pothuajse nudo, por ajo vazhdon të jetë në krye.

Kanye, 46-vjeçar dhe Bianca u panë në Firence, duke tërhequr një turmë masive shikuesish, shkruan The Sun.

Reperi drejtoi gruan e tij, duke i dhënë udhëzime se si të pozonte dhe duke e drejtuar trupin e saj me duart e tij dhe duke treguar teksa shkrepte fotografitë e veshjes së saj.

Image

Ajo u pa e veshur me një kostum trupi në ngjyrën e lëkurës që për pak zbulonte gjoksin e saj të bollshëm.

Bianca e ka shoqëruar veshjen me geta të ngjashme dhe taka të larta.

Kanye ishte i veshur tërësisht me të zeza dhe kishte kokën dhe fytyrën të mbuluar, siç ka bërë gjatë një sërë daljesh të fundit.

Image

“Kanye është qesharak”, shkroi një fans i tretë.

Kritika të tjera peshuan mbi zgjedhjet e modës së çiftit. Njëri shkroi: “Ajo duhet të fillojë të vishet vetë”.

“Shumë i zhgënjyer” komentoi një person tjetër. Një komentues i tretë pyeti veten: “Pse nuk ka këpucë?”

“Imagjinoni të jeni plotësisht të mbuluar dhe gruaja juaj lakuriq” shkroi dikush tjetër.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco