U tha se nuk mori pjesë, Zayn Malik ndan imazhe nga ditëlindja e Khai-t

U tha se nuk mori pjesë, Zayn Malik ndan imazhe nga ditëlindja e Khai-t

12:44, 23/09/2023
A+ Aa A-

U tha se Zayn Malik nuk ishte i pranishëm në ditëlindjen e tretë të vajzës së tij me Gigi Hadid, Khai-t. Por, e vërteta është ndryshe.

Si asnjëherë, artisti ka ndarë disa foto të bukura nga festa ku duket me të voglën e tij. Si duket nga fotot e tortës, Khai këtë herë e ka festuar dy herë ditëlindjen njëherë me mamin, njëherë me të atin.

Ish-çifti u nda në vitin 2021 pasi mirëpritën fëmijën e tyre në vitin 2020.

Modelja dhe këngëtari britanik filluan të takoheshin në fund të 2015-ës. Ata u shfaqën së bashku në videoklipin romantik të Malik “Pillowtalk” në vitin 2016 dhe në Met Gala në New York, por njoftuan në vitin 2018 se ishin ndarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco