Lajmi i fundit

LIVE-PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Kryeministri i Polonisë i drejtohet Zelenskyt: Kurrë më mos e ofendo popullin polak

Kryeministri i Polonisë i drejtohet Zelenskyt: Kurrë më mos e ofendo popullin polak

10:50, 23/09/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki paralajmëroi presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky se do të ketë pasoja nëse do të vazhdojë me komente “fyese” ndaj polakëve.

Kjo vjen pasi presidenti polak ishte përpjekur të lehtësonte tensionet midis dyja kombeve në mosmarrëveshjen e vazhdueshme mbi importet e grurit ukrainas.

Fjalimi i fundit i liderit ukrainas në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York i tensionoi më tej marrëdhëniet me Varshavën, partner thelbësor ushtarak në luftën kundër Rusisë.

Në fjalimin e tij, Zelensky tregoi përpjekjet e Kievit që të mbajë hapur rrugët tokësore për eksportimin e grurit në mes të një bllokade ruse të Detit të Zi.

Megjithatë, ai kritikoi gjithashtu “teatrin politik” që rrethon importet e grurit, duke ndihmuar pa dashje agjendën e Moskës, raporton skynews.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco