Ish-i i Leo DiCaprio, Gigi Hadid dhe e dashura aktuale shfaqen në të njëjtën sfilatë

Ish-i i Leo DiCaprio, Gigi Hadid dhe e dashura aktuale shfaqen në të njëjtën sfilatë

10:22, 23/09/2023
A+ Aa A-

E dashura e re e Leo DiCaprio-s, Vittoria Ceretti dhe ish-i, Gigi Hadid, promovuan veshjet e Versace-s në Javën e Modës në Milano. Të dyja modelet shkëlqyen me veshjet e tyre. Gigi, e veshur me një fustan të verdhë, prej sateni dhe Ceretti, me një palë reçipeta, minifund, streçe dhe taka të zeza.

Gjithë sytë ishin nga publiku, por Leo nuk ishte pjesë e publikut.

Image

Image
 
Ai dhe Hadid kanë pasur një marrëdhënie ‘on & off’ që prej shtatorit të vitit 2022, derisa i dhanë fund në korrik. Nga ana tjetër, në gusht të këtij viti, aktori 48 vjeç dhe Vittoria, 25 vjeç u fotografuan duke ngrënë akullore, më pas në një club në Ibiza.

Sipas burimeve për Page Six, Ceretti dhe DiCaprio janë zyrtarisht çift dhe ai e cilëson si “të dashurën e tij”.
 
Mendohet se ata u takuan në premierën e filmit “Killers of the Flower Moon” në maj të vitit 2023, në Festivalin e Filmit në Kanë. Më pas, u fotografuan në një takim romantik rrugëve të Los Angeles, ku po shijonin një akullore. Një dëshmitar okular tha se ata dukeshin të dhënë pas njëri-tjetrit, po flisnin dhe mund të ndihej një energji e bukur mes tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco