Bashkëshorti i Nicki Minaj, Kenneth Petty dënohet me arrest shtëpie për kërcënimin e Offset

Bashkëshorti i Nicki Minaj, Kenneth Petty dënohet me arrest shtëpie për kërcënimin e Offset

16:42, 21/09/2023
A+ Aa A-

Kenneth Petty, bashkëshorti i reperes amerikane, Nicki Minaj, është dënuar me 120 ditë arrest shtëpie, pasi ka shkelur kushtet e dënimit duke postuar në internet video inkriminuese që duket se kërcënojnë bashkëshortin e Cardi B, Offset.

Në një urdhër gjykate të paraqitur të mërkurën, më 20 shtator, në Distriktin Qendror të Kalifornisë, Petty u urdhërua të kryente monitorimin në shtëpi pasi ai “u regjistrua në video duke bërë vërejtje kërcënuese ndaj një individi të caktuar ndërsa ishte në shoqërinë e dikujt me precedentë penalë”.

Individi specifik i përmendur është reperi Offset dhe klipet kanë të bëjnë me një sërë mesazhesh që synonin reperin që u shfaqën në rrjetet sociale më 16 shtator.

Në videon që u bë virale në mediat sociale, Petty dhe disa nga shoqëruesit e tij shihen jashtë një hoteli në New York.

Theksojmë që Petty – më parë kreu 11 vjet burg për përdhunimin e një vajze 16-vjeçare në 1995 dhe qëlloi për vdekje një burrë në 2002. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco