‘Mendoja se isha e përgatitur’, Zhaklin Lekatari rrefen eksperiecën në Big Brother: Përfituan nga naiviteti im dhe më sulmuan të gjithë

‘Mendoja se isha e përgatitur’, Zhaklin Lekatari rrefen eksperiecën në Big Brother: Përfituan nga naiviteti im dhe më sulmuan të gjithë

22:38, 19/09/2023
A+ Aa A-

Eksperienca në reality show-n e Big Brother mesa duket paska qënë tepër zhgënjyese për Zhaklin Lekatarin.

E ftuar në “A show” me Adi Krastën në Syri TV, ish- opinionistja e Big Brother në rrëfimin e saj të sinqertë ka treguar se nuk ishte e përgatitur të përballej e vetme kundrjet gjithë luftës dhe komenteve negative që mori nga kolegët dhe publiku gjatë kohës që ishte aty.

Sipas saj,  e gjithë kjo erdhi si pasojë e sinqeritetit të tepërt që shfaqi.

Zhaklina: Big Brotheri e çoj këtë famën në një tjetër dimension

Krasta: Ishe e përgatitur për një ballafaqim kaq të fortë?

Zhaklina: Jo, nuk isha e përgatitur. E dija që sigurisht do të bëhesha më e njohur, më e famshme sesa isha, por këtë nuk e prisja.

Krasta: A do ta kishe bërë prapë?

Zhaklina: Ndoshta do të më duhet pak më shumë kohë që të kalojë  e shkëputur nga ajo eksperiencë për të kuptuar nëse do ta kisha bërë prapë, apo jo. Nuk e dija si do shkonte, absolutisht. Mendoja që do ishte më e thjeshtë e do ta menaxhoja më lehtë, dhe mendoja vërtetë që isha  e përgtitur. Zbulova që nuk isha aq e përgatitur sa doja unë apo sa mendoja unë që isha.

Krasta: Në cilën pikëpamje? Ku nuk ishe e përgatitur?

Zhaklina: Nuk e di. Ndoshta isha shumë idealiste edhe u tregova pak naive tek ballafaqimi që pata me kolegët e tjerë apo tek rezultati i punës time, tek pjesa tjetër e profesionistëve  ose atyre që punojnë në televizion, apo që bëjnë një punë shumë të ngjashme me timen. Dëshpërimi im më i madh realiteti, apo publiku, apo audienca por mënyra sesi ata e kanë përjetuar, perceptuar dhe reaguar më pas të gjithë show-in Big Brother. Jam zhgënjyer nga kolegët e mi të cilët kanë luajtur rolin e naivëve, sikur nuk kuptonin se çfarë po ndodhte, duke e mbyllur një sy drejt së vërtetës, duke opërdorur simpatine ndaj opinioneve të mija apo simoatinë ndaj personit tim, ndaj gruas që unë jam për të më zhytur edhe më shumë, për të më dëmtuar edhe më shumë , për të më lënduar edhe më shumë sepse sigurisht që unë jam lënduar, për të përfituar ata më shumë në këtë botë të çmendur klikimesh, ndjekësish, postimesh, aplikacionesh dhe aty kuptova që unë jam vërtetë vetëm në këtë luftë . Ndonjëherë qenka një luftë si me mullit e erës ose një lufte me n jë armil i cili është i padukshëm  që është kudo dhe mund të të sulmojë në çdo moment dhe ti nuk ke asnjë mënyrë për tu mbrojtur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco