Zhaklin Lekatari, gazetare e aktiviste ishte e ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën në Syri TV dhe shpjegoi një fakt që për shumë nga në nuk ishte i ditur.
Zhaklina zbulon se familja e saj, familja Lekatari, është e vetmja që i përket ky mbiemër.
Krasta: Dua të dij, ky mbiemri Lekatari nga vjen dhe ç’është ky?
Zhaklina: Mbiemri Lekatari është mbiemër që i përket vetëm familjes tonë sepse familja e babait tim ka ardhur në fund të shekullit të kaluar nga Ulqini. Ne ende nuk e kemi zbuluar se pse kanë ardhur , pse janë zhvendosur, çfarë ka ndodhur. Nëse kanë ardhur në Shqipëri sepse donin të merrnin anejet dhe të largoheshin në Amerikë, apo rë qënronin në Shqipëri, apo ndoshta sepse janë dëbuar* këtë nuk e kemi zbuluar. Kemi zbuluar vetëm faktin që katragjyshi jonë që ka ardhur, i cili quhet Pet Tabaku e ndërroi emrin e vet në Zak Lekatari dhe kështu është vazhdimësia jonë me Zak dhe Mihal Lekatari deri tek unë
© SYRI.net