Pas akuzave të ashpra, Drew Barrymore detyrohet të ndërpresë emision

Pas akuzave të ashpra, Drew Barrymore detyrohet të ndërpresë emision

08:54, 18/09/2023
A+ Aa A-

Emisioni talk-show i Drew Barrymore do të ndërpritet për momentit, pasi aktorja u kritikua ashpër për faktin që vendosi të vazhdojë prodhimin dhe transmetimin e tij ndërkohë që më shumë se 11,000 skenaristë televizivë dhe filmash janë në grevë.

Pas kritikave, Drew njoftoi se do të ndërpresë transmetimin e “The Talk”.

“I kam dëgjuar të gjithë dhe po marr vendimin të ndaloj premierën e emisionit derisa të përfundojë greva,” shkroi Barrymore në një deklaratë të postuar në faqen e saj në Instagram.

“Nuk kam fjalë për të kërkuar ndjesë për këdo që kam lënduar dhe, natyrisht, për ekipin tonë të jashtëzakonshëm që punon në emision dhe e ka bërë atë që është sot. Me të vërtetë shpresoj për një zgjidhje për të gjithë industrinë shumë shpejt," shtoi ajo.

Deklarata e Barrymore vjen pas një jave të trazuar për aktoren dhe prezantuesen televizive, e cila u përball me kritika nga Shoqata e Shkrimtarëve të Amerikës (WGA) pasi mbrojti vendimin e saj për të rifilluar emisionin pa skenaristët e WGA në mes të grevave të shumta në Hollywood.

WGA hyri në grevë në maj pasi anëtarët e saj nuk ishin në gjendje të negocionin marrëveshje për një kontratë të re me studiot dhe transmetuesit. Në korrik, SAG-AFTRA, sindikata që përfaqëson 160,000 aktorë dhe interpretues, ndoqi shembullin e WGA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco