Ori Nebijaj dhe Isli Islami sërish krah njëri-tjetrit në ekran?

Ori Nebijaj dhe Isli Islami sërish krah njëri-tjetrit në ekran?

16:15, 17/09/2023
A+ Aa A-

Mes angazhimeve në politikë, ka mundësi që Ori Nebijaj të gjejë kohë sërish për mediat.

Kështu ka lënë të nënkuptohet miku dhe kolegu i saj Isli Islami nëpërmjet një postimi në Instagram. Moderatori ka postuar një foto krah Orit, ku shkruan: “Projekte të mrekullueshme”.

Image

Nuk dihet nëse bëhet vërtetë për një projekt në ekran, pasi nuk kanë zbuluar detaje, mund të jenë edhe në radio, ndoshta edhe në biznes, ose thjesht Isli po përdor sarkazmën e tij.

Për disa vite Ori dhe Isli drejtues të “Wake Up” në Top Channel. Më pas Ori vendosi ta vazhdonte karrierën si drejtuese e “Për’puthen”, për pak muaj, derisa mori rolin si deputete në Parlamentin e Shqipërisë, ndërsa Islin e pamë si konkurent në “DWTS” e më pas të përkushtuar në biznes e në radio, por larg Top Medias.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco