Përkushtimi në fenë islame, ja me çfarë po merret Fero pas tërheqjes nga muzika

Përkushtimi në fenë islame, ja me çfarë po merret Fero pas tërheqjes nga muzika

14:09, 17/09/2023
A+ Aa A-

Fero ka qenë kryefjalë e mediave sociale ditët e fundit pasi njoftoi se do tërhiqet nga muzika për shkak të fesë, duke deklaruar në një postim në Instagram se ka studiuar rreth islamit dhe ka vendosur që ta lëjë muzikën dhe t'i përkushtohet asaj dhe familjes.

Fero shkruante se pendohet për çdo tekst që ka shkruar teksa kërkon që këngët e tij të fshihen e mos të dëgjohen më.

Tani që ka hequr dorë nga muzika, cili do jetë burimi i tij i të ardhurave?

“Allahu e furnizon edhe një zog në mal. Për mua nuk ka vlerë as pasuria, as gjërat materiale nuk kanë vlerë. Kur e kam kuptur unë këtë, kam nisur edhe ta praktikoj. Për hir të Allahut i kam lënë të gjitha gjërat. Allahu ia siguron robit të vetë riskun. Edhe unë e kam pasur frikën se po humbas shumë. Po humbas para dhe oferta. Para se të udhëzohem e kam pasur një ftesë nga “Big Brother”. Por, për hir të Allahut e refuzova.”-tha ai në një intervistë.

Sakaq, duket se Fero i është futur biznesit të kriptovalutave, pasi këtë e konsideron punë “hallall” në përputhje me parimet e fesë islame.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco