Nga ‘çelësi’ i lumturisë së përjetshme deri tek kritikat për këngëtarët e rinj, Gold AG rrëfen çdo gjë

Nga ‘çelësi’ i lumturisë së përjetshme deri tek kritikat për këngëtarët e rinj, Gold AG rrëfen çdo gjë

12:49, 17/09/2023
A+ Aa A-

Arian Agushi i njohur me emrin e artit Gold AG është një ndër këngëtarët më të suksesshëm të estradës muzikore.

Së fundmi ai ka dhënë një intervistë për “Prive”, ku ka folur më shumë rreth jetës së tij personale dhe profesionale.

I pyetur nga gazetari për sekretin e një martese të shëndetshme, Gold AG u shpreh se çdo gjë kalohet me dashuri dhe sinqeritet.

“Dashia, sinqeriteti. Mendoj që çdo gjë kalohet kur ka dashuri. Nëse nuk ka dashuri por vetëm interes, në atë momet që kalohet interesi një martesë, në një shoqëri ose edhe shokun e humb nëse e ke pasur vetëm për një interes të caktuar.”- tha këngëtari.

Nga ana tjetër ai nuk la pa përmendur as problematikat që po has industria muzikore, që sipas Arianit gjëja më e keqe që po i ndodh muzikës janë tekstet e dobëta muzikore  që nuk kanë mesazh apo dashuri dhe fjalët banale.

“Gjëja më e keqe janë tekstet e dobëta, fjalët banale, videoklipet që nuk mundesh që ti shikosh as me nënën dhe as me motrën apo familjen, promovimi i gjërave negative. Më shumë janë tekstet e dobëta dhe këngët me dy fjalë që nuk kanë mesazh apo dashuri.”– u shpreh Gold AG.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco