Taylor Swift thuhet se ka një të dashur të ri dhe ai është fansi i saj më i madh!

Taylor Swift thuhet se ka një të dashur të ri dhe ai është fansi i saj më i madh!

15:45, 16/09/2023
A+ Aa A-

Duket se këmbëngulja e yllit të futbollit, Travis Kelce është shpërblyer pasi thuhet se është lidhur me superyllin e popit, Taylor Swift. Një burim zbuloi për The Messenger se “Taylor dhe Travis kanë qenë duke dalë në heshtje”. Lajmi vjen pasi Kelce tentoi t’i kalonte Swift-it numrin e tij të telefonit gjatë turneut të saj Eras, por nuk pati sukses në përpjekjet e tij.

Gjatë një episodi të podkast-it të New Heights me vëllain e tij, Jason Kelce, zbuloi se ai kishte bërë një byzylyk për shfaqjen me shifrat e numrit të tij të telefonit. Ai donte t’ja dhuronte këngëtares por për fat të keq për të, Swift nuk e pranoi.

“Isha i zhgënjyer që ajo nuk flet para ose pas shfaqjeve të saj, sepse ajo duhet të ruajë zërin për 44 këngët që ajo këndon, kështu që isha pak i mërzitur dhe nuk arrita t’i dorëzoja një nga byzylykët që bëra për të”, shpjegoi Kelce në podkast.

Image

Kelce e ka shprehur hapur admirimin e tij për Swift në të kaluarën. Gjatë një interviste për ESPN në vitin 2019, ai zbuloi se ishte një fans i madh i këngëtares dhe madje kishte ndjekur një nga koncertet e saj. “Ajo bën një shfaqje të mrekullueshme dhe është thjesht një interpretuese e shkëlqyer,” tha ai.

Mbetet për t’u parë nëse Kelce dhe Swift do ta konfirmojnë lidhjen e tyre, por për momentin fansat mund të bëjnë vetëm spekulime. Pavarësisht statusit të tyre, duket qartë se Kelce është një fans i madh i këngëtares dhe ku i dihet ndoshta i shohim bashkë në të ardhmen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco