Çfarë ndodhi? Çifti i aktorëve të njohur i jep fund martesës së tyre 27-vjeçare

Çfarë ndodhi? Çifti i aktorëve të njohur i jep fund martesës së tyre 27-vjeçare

14:04, 16/09/2023
A+ Aa A-

Hugh Jackman dhe Deborra-Lee Furness i kanë dhënë fund martesës së tyre 27-vjeçare.

Image

Lajmin e kanë konfirmuar vetë aktorët përmes një deklarate të përbashkët.

“Ne kemi qenë të bekuar që kemi kaluar pothuajse tre dekada së bashku në një martesë të mrekullueshme. Teksa jeta jonë tani po ndryshon, ne kemi vendosur të ndahemi në mënyrë që gjithsecili të vazhdojë jetën e vet. Familja jonë ka qenë dhe do të jetë gjithmonë prioriteti jonë më i madh.”- thanë dyshja.

Megjithatë ish-çifti nuk treguan arsyen se pse ata vendosën të ‘shkatërrojnë’ martesën e tyre 27-vjeçare.

Kujtojmë që dyshja u takuan për herë të parë në serialin australian të vitit 1995 “Correlli”, ndërsa u martuan në vitin 1996 dhe adoptuan dy fëmijë së bashku, Oscar dhe Ava.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco