Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

Rikthehen sërish Ori dhe Isli!

Rikthehen sërish Ori dhe Isli!

10:44, 16/09/2023
A+ Aa A-

Në ekran ose jo, Ori dhe Isli, dyshja e pandarë prej shumë kohësh, kanë bashkuar sërish forcat për të sjellë projekte të përbashkëta.

Përmes një postimi në Instagram, Isli bëri me dije se “projekte të mrekullueshme” janë duke u përgatitur. Ndonëse nuk zbuluan detaje të mëtejshme, nuk do të ishte çudi t’i shihnim sërish bashkë.

Image

Në ekran? Kjo nuk dihet me siguri për shkak të angazhimeve politike të Orit. Pas largimit nga “Wake up” në Top Channel, moderatorja prezantoi për pak kohë “Për’Puthen” përpara se të hiqte dorë sepse zuri vendin e Grida Dumës në parlament.

Nga ana tjetër, Isli, përpos pjesëmarrjes si konkurrent në “Dancing with the stars”, nisi emisionin radiofonik “N’kafe” në Radio Travel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco