2 muaj pas divorcit me Juan Joseph, Ricky Martin publikon foto nudo në Instagram

2 muaj pas divorcit me Juan Joseph, Ricky Martin publikon foto nudo në Instagram

10:03, 16/09/2023
A+ Aa A-

Ricky Martin ka qenë në qendër të vëmendjes disa herë në të kaluarën, si për akuzat për incest, ashtu edhe për divorcin e tij. 

Ai nuk ka folur për asnjë nga çështjet e mësipërme por preferon që postimet e tij në rrjetet sociale të kenë më shumë elementë të identitetit të tij artistik. 

Dhe në një nga postimet e tij të fundit, ylli latin ka ndarë me mbi 18 milionë ndjekësit e tij disa foto nga momenti kur bën banjë dielli. 

Fotot i ka përfshirë në një video-kolazh, të cilin e ka publikuar mbrëmjen e së premtes së 15 shtatorit dhe brenda pak orësh ka marrë gati gjysmë milioni pëlqime. 

Ndarja nga Juan Joseph

Ricky Martin dhe Juan Josef vendosën t'i ndajnë rrugët  pas gjashtë vitesh martesë, por deri më tani ata kanë dashur të mbajnë një profil të ulët për divorcin e tyre dhe të mos japin shumë detaje.

Mirëpo, Martin në një intervistë të fundit për “Telemundo” i është referuar ndarjes së tyre, teksa ka përshkruar reagimin e fëmijëve të tyre kur kanë shpallur vendimin e tyre.

“Kur publiku ynë e mori vesh, ne kishim kaluar tashmë një proces pikëllimi. Shihemi në sy dhe buzëqeshim, përqafojmë njëri-tjetrin, kalojmë ulje-ngritjet, qajmë dhe qeshim bashkë”, tha ai, teksa shtoi: 

''Fëmijët nuk panë kurrë një grindje mes meje dhe Juan. Po si do divorcoheni? Pse?. Ne i zgjidhëm mosmarrëveshjet tona me një diskutim të këndshëm në dhomën tonë. Kështu që kur u thamë, ata thanë: "OK, a jeni të lumtur? A jeni mirë? Ky është vendimi juaj? Mos e bëni për ne, ne jemi mirë", shtoi ai.

Gjithashtu Martin shtoi se është i hapur për një lidhje të re në të ardhmen. 

Edhe pse nuk nxiton të vazhdojë siç thotë ai, megjithatë dëshiron ta shijojë jetën e tij.

“Dua të kaloj mirë, të shijoj jetën. Le ta marrim lehtë, por po, mund ta shoh veten në një lidhje tjetër në të ardhmen. Nuk po flas për të ardhmen e afërt, por më pëlqen të jem i dashuruar. Më pëlqen të jem në një lidhje, të zgjohem në mëngjes me një puthje”, theksoi ai në mbyllje të intervistës. 

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ricky Martin (@ricky_martin)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco