Çfarë ndodhi? Rosela Gjylbegu ‘thumbon’ hapur këngëtarët e rinj (Foto)

Çfarë ndodhi? Rosela Gjylbegu ‘thumbon’ hapur këngëtarët e rinj (Foto)

09:03, 16/09/2023
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur Rosela Gjylbegu mbetet një ndër artistet më të dashura nga publiku shqiptar.

Vitet e fundit ajo nuk ka qenë mjaft aktive në projektet e saj të reja muzikore,.

Mirëpo së fundmi teksa ka ripostuar në InstaStory një nga hitet e saj me Eliza Hoxhën të cilën një fanse e kishte publikuar, ndërsa krahas saj ajo ka ‘thumbuar’ këngëtarët e rinj.

“Eh ishte një kohë kur dëgjohej muzikë e vërtetë”, ka shkruar Rosela.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që artistja ka shprehur pakënaqësitë e saj në lidhje me muzikën dhe cilësisë që artistët sjellin ditët e sotme.

Një vit më parë Gjylbegut u shpreh se muzika sa vjen dhe po përkeqësohet, materialet që sillen përçojnë dhunë apo agresitivitet.

“Fatkeqësisht sapo vjen e përkeqësohet, nuk ka treg muzikor, nuk ka një kritikë, dhe një organ që kontrollon pak dhe cilësinë muzikore apo të teksteve, që kështu të mund të kemi materiale me vlerë, jo të përçojmë dhunë, agresivitet.. Siç po ndodh me atë çka shohim e dëgjojmë se fundmi”– u shpreh ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco