Kamera e fshehtë: ‘Niki Band’ - Kemi diçka për të të thënë: Je i pushuar nga puna!

22:28, 15/09/2023
A+ Aa A-

Kamerat gazmore rikthehen me një risi, në këtë sezon të katërt të ‘Piranjave’.

Nën siglën ‘Kam diçka për të të thënë…’, protagonistë të formatit të ri janë personazhe më pak të famshëm ose njerëz të zakonshëm, të cilët i bëjnë një shaka miqve ose familjarëve të tyre.

Të parët që startuan këtë rubrikë të re janë banda e rockut ‘Niki Band’. Përveçse instrumentistë të zotë, katër djemtë janë edhe shokë. Për këtë arsye tre prej tyre vendosën t’i bënin një shaka, një prej pjestarëve të grupit.

Bashkëpuntorët janë Niki Zaimi, 20 vjeç, solist i grupit. Ai e ka trashëguar vokalin nga babai i tij, këngëtari i ‘Djemve të Vjosës’, Alket Zaimi. Një tjetër anëtar, i cili ka ndjekur gjurmët e të atit është bateristi i grupit, 29 vjeçari, i quajtur Rigels. I treti, në mungesë të një babai muzikant e ka zgjedhur vetë emrin e artit, Dio, si rockeri i famshëm Ronnie James Dio. Ai është 18 vjeç dhe luan në kitarë.

Pasi ‘Piranjat’ ju prezantuan me ‘tre musketierët’ bashkëpuntorë, radhën e ka D’Artanjani apo protagonisti i shakasë. Ai quhet Lidio dhe është basisti i grupit. Lidio është një perfeksionist i lindur dhe një standard të tillë kërkon edhe nga anëtarët e tjerë të grupit. Për këtë arsye, shokët kanë zgjedhur t’i bëjnë një rreng.

Ata kanë diçka të rëndësishme për t’i thënë.  Do ta zëvendësojnë me një basist të ri, më të talentuar, më të bukur, më bjond, një super talent si Piranja’ ynë Ergi. Shakaja zhvillohet në një lokal në bllok, ku djemtë performojnë live.

Fillimisht, ngacmimet e shokëve të bandës e lënë indiferent basistin e fokusuar te provat, derisa fillojnë ta akuzojnë si muzikant të paaftë dhe bëjnë gjithçka për ta nxjerrë nga vetja. Megjithatë djaloshi vazhdon të ruajë normat e mirësjelljes dhe të tregohet gjakftohtë, edhe kur kupton se e kanë pushuar nga puna.

Ai kërkon t’i sqarojnë mosmarrëveshjet jashtë, por në këto momente, mëson bëhet fjalë për një shaka miqësore të ‘Piranjave’.    

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco